Ilir Meta viziton sot Gjilanin

24.11.2014 11:46

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë ditës së sotme do të jetë në Gjilan. Kjo vizitë vjen në kuadër të festave të nëntorit......

Meta do të pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në orën 11:30, ndërsa prej orës 12:00, do t’i takoj edhe përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”.

Pas këtij takimi, Meta do të ketë një konferencë për media në zyrën e kryetarit Haziri, ndërsa pas kësaj ai, do të vizitojë edhe gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”.

Meta, nuk do mungojë as në Akademinë e cila është organizuar me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do filloj në orën 13:00.