Botë

Zgjedhjet e prillit në Shqipëri, partitë politike fillojnë zyrtarisht fushatën

25.03.2021 11:25

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hapin zyrtarisht sot fushatën...

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hapin zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
 
Socialistët në Sheshin Skëndërbej ndezin zyrtarisht motorët e fushatës elektorale. Në fjalën e tij Rama do të përqëndrohet në atë se çfarë vlerash mbart ajo që ai e quan skuadra kombëtare e PS për ndeshjën e 25 Prillit.Ndërsa Koalicioni opozitar në sheshin Nënë Tereza pasditen e sotme do të ngjiten 222 kandidatët e opozitës së bashkuar.
 
Në 30 vite kjo fushatë do jetë më e pazakonta për shkak të masave anti-covid. Peshën kryesore të fjalës do e mbaje Basha që kërkon rikthimin e PD në pushtet pas 8 viteve opozitë.Basha në krah do ketë kandidatët dhe krerët e partive aleate të cilët i ka përfshirë në lista ndërkohë do mungojnë Monika Kryemadhi. Ajo ka zgjedhur që në çelje të fushatës të jetë në Divjakë për të kërkuar vota për LSI që në këto zgjedhje do dalë e vetme.