Botë
Kashmir, 5 të vdekur nga goditja e ortekut
25.03.2021 11:42
Një shtëpi në fshatin Sargan të Luginës Neelum u mbulua nga bora duke rezultuar...
Një shtëpi në fshatin Sargan të Luginës Neelum u mbulua nga bora duke rezultuar me vdekjen e një gruaje dhe 4 fëmijëve të saj.
Të paktën 5 persona humbën jetën dje vonë kur një ortek bore goditi një fshat në Kashmir. Një shtëpi në fshatin Sargan të Luginës Neelum u mbulua nga bora duke rezultuar me vdekjen e një gruaje dhe 4 fëmijëve të saj, njoftoi Radio Pakistani. Banorët lokal dhe policia nxorën trupat ndërsa puna e shpëtimit ende vazhdon. Provinca veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe Kashmiri u goditën nga reshjet e dendura të shiut dhe borës gjatë tri ditëve të fundit.
