Maqedoni

Gjendja e jashtëzakonshme, Xhaferi: Shumica nuk i ka 81 votat e nevojshme

25.03.2021 11:00

Kryeministri Zoran Zaevper sot ka paralajmeruar takim me kreun e kuvendit talat Xhaferin dhe kreun e BDI-se...

Kryeministri Zoran Zaevper sot ka paralajmeruar takim me kreun e kuvendit talat Xhaferin dhe kreun e BDI-se Ali ahmenti gjithmone ne perpjekje per te gjetur menyre per funksionimin e Kuvendit.

Para takimit, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi u ka thene gazetareve se shumica parlamentare nuk ka 81 deputet, për tu shpallur  gjendja e jashtëzakonshme .Xhaferi  paralajmëroi më shumë detaje pas takimit me kreun e ekzekutivit, në të cilën do të merr pjesë edhe kreu I integristëve Ali Ahmeti, ku do të diskutohen të gjitha mundësitë për debllokimin e punës së Parlamentit. 

Në pyetjen  se a është takuar me koordinatorët e partive opozitare, Xhaferi ka thënë se nuk ka se cfarë të flasë  për ultimatume, duke iu referuar ofertës së liderët të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE- Hristijan Mickovski që të thirret séance vetëm për 4 pikat që kanë të bëjnë me ligjet për pandeminë për të marrë mbështetjen e VMRO-së. Sipas Xhaferit  sa I përket ndryshimit të rendit të ditës, apo të konvokimit të seancës së re vetëm me pika që kanë të bëjnë me pakon e 5 anti-krizë,  ai ka thënë se këtë mund ta bëjnë vetëm deputetët me votën e tyre, dhe asesi  kryetari I Kuvendit me  vetë iniciativë.