Maqedoni
Vaksinimi masiv planifikohet në muajin prill
25.03.2021 10:42
Spitalet po mbushen me pacientë me kovid, në tërë vendin janë hospitalizuar 1427 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus....

Spitalet po mbushen me pacientë me kovid, në tërë vendin janë hospitalizuar 1427 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus. Vetëm në Shkup janë pranuar 79 gjatë 24 orëve. Imunizimi masiv pritet të fillojë në prill, pasi do të arrijnë sasitë e mëdha të vaksinave nga Rusia dhe Kina.
Komisioni Evropian, solli rregullore të re për ta përmirësuar mekanizmin për sistemimin e vaksinave, me çka vendi ynë më nuk do të përjashtohet nga mjeti për kontroll të eksportit të tyre nga BE. Rregullorja e KE-së përfshin 17 vende (përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor) që deri më tani janë përjashtuar nga mekanizmi i mbikëqyrjes së eksportit. Sipas kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, ndryshimet janë të nevojshme sepse vendet e BE po përballen me një valë të tretë të KOVID-19, ndërsa disa kompani nuk po përmbushin detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve të dozimit në BE.
Teksa të gjthë presin vaksinat dje në vend u regjistruan 1347 raste të reja, 17 pacientë të vdekur (më I riu 23 vjeç) dhe 451 të shëruar. Aktualisht në RMV ka 16 030 raste aktive, 8116 në Shkup.
Që nga fillimi i epidemisë numri i diagnostikuarve në vend arriti në 122,227. Janë shëruar 102,652 persona ndërsa 3,545 qytetarë nuk fituan dot betejën me Covid 19.
