Derbi i Madoninës pa fitues

24.11.2014 11:51

Derbi më i madh italian ndërmjet dy rivalëve të përbetuar, Milanit dhe Interit i njohur si ‘Derby della Madonnina’ është mbyllur baras 1-1, të dielën në ‘San Siro’, në kuadër të Serisë A........

Përballja mes këtyre dy skuadrave të mëdha italiane, ka dhënë një lojë të nivelizuar, ndërsa ishin ‘Rossonerët’ që në pjesën e parë përmes Menez (23), zhbllokuan rezultatin prej 1-0, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, skuadra e Roberto Mancinit përmes Joel Chukwuma Obi (61). Edhe pas barazimit, të dy skuadrat patën edhe disa raste, sidomos milanistët përmes El Sharaway, i cili qëlloi shtyllën transversale.

Milan pas kësaj ndeshje renditët në pozitën e shtatë më 18 pikë, një më shumë së Interi që zë vendin e nëntë.