Maqedoni
Ngjarjet e 27 prillit, Veljanovski: Kishte viktima politike e fizike
25.03.2021 14:33
Ka vazhduar gjykimi për organizatorët e pretenduar të ngjarjeve të 27 Prillit të vitit 2017 në Kuvend.....

Ka vazhduar gjykimi për organizatorët e pretenduar të ngjarjeve të 27 Prillit të vitit 2017 në Kuvend.
Në mbrojtjen e tij, ish-kryetari i Kuvendit, Tajko Velianovski potencoi se atë ditë kishte disa viktima, të dhunës fizike dhe politike, por të gjithë sipas tij , ishin viktima dhe humbën shumë. Veljanovski potencoi se gjithmonë e ka respektuar Rregulloren e Punës së kuvendit , por potencoi se në atë periudhë, për një kohë të gjatë nuk kishte marrëveshje midis partive politike mbi propozimet e tyre për kryetar të Kuvendit dhe të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Ai tha se me me të pandehurin Vladimir Atanasovski është takuar në sallën e gjyqit por me të nuk ka pasur asnjë komunikim paraprak. Potencoi se nuk ka pasur komunikim as me Janakievski gjatë vitit 2017. Vetëm më datën 27 prill, zyrtarisht ka dëgjuar nga Spiro Ristovski, informacion në lidhje me inspektimin e inspektoratit arsimor në një fakultet. Në seancën tjetër, mbrojtjen e tyre duhet ta japin të pandehurit e tjerë.
