Fitore dramatike për Miamin

24.11.2014 11:55

Ekipi i Charlottes ka qenë i pafat dhe është kthyer kokulur nga Miami. Ata luftuan deri në fund, por u mundën me një pikë dallim (94:93) nga Miami Heat, në ndeshjen e Konferencës së Lindjes në Ligën NBA në basketboll.....

Treshja e basketbollistëve: Deng, Bosh e Chalmers, ishin më të merituarit për fitoren e mundimshme të Miamit. Deng me 26 pikë, i ndihmuar nga Chalmers e Bosh që shënuan nga 20 pikë, ishin të kobshëm për Charlotten, kjo e fundit e lëshoi mundësinë e artë për të fituar në 25 sekondat e fundit. Jefferson me 22 pikë ishte prej më të dalluarve dhe efikasi, me gjithsej 22 pikë në radhët e Charlottes.

Miami renditet në vend të katërt me 8 fitore e 6 humbje, kurse Charlotte e 13-ta me 4 fitore e 10 humbje.

Ndeshja më interesante është zhvilluar në mes ekipit të Los Angelos Lakers-ave dhe Denverit. Ekipi i Denverit pas vazhdimeve shënoi fitore me rezultat 101:94. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 86:86, e cila është zhvilluar në palestrën e sportit në Los Angelos.

Chandler me 19 pikë e Lawson me 18 pikë ishin më të merituarit për triumfin e Denverit, ndërsa Kobe Bryant me gjithë që shënoi 27 pikë, fare nuk ndihmoi të shpëtojnë nga humbja. LA Lakers-at janë në vend të 14-të me 3 fitore e 11 humbje, ndërsa Denver i 11-ti me 6 fitore e 7 humbje në Konferencën e Perëndimit. Kryesuesi i Perëndimit, Mepmhis, u dëshmua shumë i fortë për LA Clipers-at, duke i mundur me rezultat 107:91.

Basketbollisti Marc Gasol me 30 pikë ka qenë vendimtar në fitoren e kryesuesit, ndërsa te ekipi LA Clippers-at Redick me 22 pikë ishte më i shquari. Memphis ka 12 fitore e 2 humbje, ndërsa LA Clippers-at pozicionohen të nëntit me 7 fitore e 5 humbje. Bostonit si vendas nuk ia doli ta mposhtë Portlandin.

Pas një loje mjaft të fortë, ekipi mysafir fitoi me gjashtë pikë dallim (94:88). Aldridge me 20 pikë ishte lojtari kryesor i Portlandit, ndërkaq Green e Sullinger me nga 19 pikë nuk bënë punë për rezultat të favorshëm për Bostonin. Portland zënë vendin e tretë me 10 fitore e 3 humbje në Perëndim, kurse Boston i 11-ti me 4 fitore e 8 humbje në Lindje.

 

Rezultatet

LA Lakers-Denver 94:101

Memphis-LA Clippers 107:91

Miami-Charlotte 94:93

Boston-Portland 88:94

Oklahoma-Golden State 86:91