Botë

PE diskuton raport progresin e Kosovës, Von Cramon: Obligim të liberalizojmë vizat

25.03.2021 15:15

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku u diskutua për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perendimor...

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku u diskutua për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perendimor, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka potencuar se  asnjë popull në rajon nuk shpreh më shumë mbështetje për BE-në sesa populli i Kosovës. 
 
 
Por kjo nuk është diçka që duhet të kuptohet nga ne si e garantuar dhe ne duhet po ashtu të përmbushim obligimet dhe premtimet tona, sidomos për liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo duke shtuar  se “ndan frustrimin me qytetarët e Kosovës për mungesën e liberalizimit të vizave” dhe ka bërë ftesë për vendet anëtare të BE-së që në Këshill të marrin më në fund vendimin për heqjen e vizave për Kosovën. Von Cramon ka bërë ftesë për BE-në që të ndihmoj sa më shpejt në furnizimin më të madh me vaksina për Kosovën.
 
Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit kundër COVID-19, dhe nuk ka ndonjë konrmim zyrtar se kur mund të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave. Von Cramon ka thënë se Kosova duhet të mbetet e përkushtuar për dialog dhe të mos largohet nga dialogu. Njohja e ndërsjellë mbetet kusht për Serbinë dhe Kosovën për tu anëtarësuar në BE”. Raporti për Kosovën bën ftesë edhe një herë për shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë.