Maqedoni
Klinika e Fëmijëve, 20 fëmijë të shtruar me Covid 19, më i vogli 1.5 muaj
25.03.2021 15:44
Klinika e Fëmijëve, e cila nga dita e hënë kjo Klinikë funksionon si Qendër Kovid...

Klinika e Fëmijëve, e cila nga dita e hënë kjo Klinikë funksionon si Qendër Kovid, njofton për rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga virusi korona. Për momentin në këtë Klinikë, janë të shtruar 20 fëmijë, më i vogli është foshnjë 1 muaj e gjysmë. Deri të premten ekaluar në kopshte janë regjistruar edhe 19 fëmijë pozitivë, nga 13 600 fëmijë të regjistruar. Sipas raportit së javës së kaluar, ka edhe 53 punonjës në kopshte të infektuar me Kovid-19.
Shahpanska: Kopshtet janë të sigurta për fëmijët
Fakti që nuk ka përhapje të madhe të infeksionit tek fëmijët në kopshte, sipas ministres për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska, tregon gjithsesi se protokollet respektohen e kopshtet janë të sigurta.
"Kur dërgoni fëmijë në kopshte, gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është të mbrohet shëndeti i tyre, siguria e tyre ndërsa janë në kopshte, dhe fakti që nuk ka përhapje të infeksionit tek fëmijët në kopshte tregon se protokollet po ndiqen.", tha Jagoda Shahpaska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
Ministria e Shëndetësisë: Së shpejti vaksina të tjera Sputnik dhe ato Kineze
Nga ministria e shëndetësisë pohojnë ndërkohë se së shpejti vjen dërgesa e dytë e vaksinave ruse Sputnik. Në fazën përfundimtare është edhe transorti I vaksinave kineze që pritet të arrijnë në Prill. Për Pfajzer nuk ka moment të ri. Një pjesë e vendeve në rajon kanë marrë tashmë vaksina përmes mekanizmit Kovax. Mes tyre është Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina ndërsa javën që vjen edhe Mali I Zi.
KE: Punojmë të sigurojmë vaksina për Ballkanin Perendimor
Nga Komisioni europian thonë se mbeten të përkuhstuar për Ballkanin perendimor.
"Siç e dini fokusi ynë momental është të sigurojmë vaksina për rajonin sa më shpejt të jetë e mundur. Por kjo është më vështirë nga sa shpresuam POr jam I kënaqur që mekanizmi Covax në të cilin BE ëhstë ndër bashkëpunëtorët më të mëdhenj, po dërgon dozat e poara të vaksinave në Ballkanin perendimor.", tha Oliver Varheji, komisioner për zgjerimin e BE-së.
Në spitalet Kovid vetëm në shkup në 24 orët e fundit u pranuan 81 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve me Covid në spitale aktualisht është 1.448. Aktualisht në spitale ka 270 shtretër të lirë. 55 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.
FARIJE DAUTI BAKIU
