Maqedoni

Parlamenti Evropian, mbështetje RMV-së dhe Shqipërisë pë integrim, Varheji: Zgjidhni problemet bilaterale, BE me ju

25.03.2021 15:58

Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV-së ka mundësi të mbahet gjatë presidencës portugeze...

Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV-së ka mundësi të mbahet gjatë presidencës portugeze deri në fund të muajit qershor, tha eurokomesari për zgjerim Oliver Varhej në debatin e PE-së ku u shqyrtua raporti për  progresin  e vendeve të rajonit. Inkurajoi Shkupin dhe Sofjen të zgjidhin prblemet dyplaëshe, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Nga Brukseli Varheji porositi që të vazhdohet me reforma.
 
"Raportet e mira me fqinjët  janë pjesa thelbësore e progresit drej BE-së. Marrëveshjet bilateale, ajo e Prespës me Greqinë  dhe marrëveshja me  Bullgarinë duhet edhe më tutje të implementohen nga të gjitha palët. Inkurajojmë Shkupin dhe Sofjen të hapërojnë dhe të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjet e hapura.", tha Oliver Varheji, eurokomesar për zgjerim.
 
Kyqyk: Bllokimi i procesit nuk i shërben askujt
 
Në fokus të debatin në PE ishte stagnimi I procesit eurointegrues të vendit për shkak të kontestit me Bullgarinë. Raportuesi për RMV-në Ilhan Kuqyk mes tjerash apeloi për dialog konstruktiv sepse sipas tij, bllokimi I procesit nuk i shërben askujt. Nevojitet rikthim i besimit mes Shkupit dhe Sofjes tha Kyqyk.
 
"Shpresoj se të dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të rinisin dialogut konstruktiv për çështjet bilaterale me qëllimqë të arrinë rezultate të qëndrueshme. Kur thyhet besimi duhet të kthehet sërish nga fillimi dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtëështë që tërikthehesh tek bazamenti i  marrëveshjes. Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndale me reformat në fushat si: luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, lirinë e mediave. Nevojiten reforma  në fushën e inkluzivitetit më të madh në shoqëri.", tha Ilhan Kyqyk, raportues për RMV-në në PE
 
Eurodeputetët në debat kritikuan Bullgarinë për pengesën ndaj RMV-së për të filluar bisedimet.
 
"Ky problem bilateral nuk guxon të qëndrojë në mes të rrugës së pemtimit tonë.Qytetarët e RMV-së pritën gjatë kohë dhe meritojnë prespektivë evropiane.", tha Tineke Strik, eurodeputete.
 
"BE duhet të qëndrojë pas premtimit dhe të ruaj kredibiltetin e saj.Bisedimet me Shqipërinë dhe RMV-në duhet të fillojnë menjëherë.", tha Tonino Piculla, eurodeputet.
 
Në debatin e eurodeputeteve  pati edhe zëra të  cilët thanë se duhet të shtyhet fillimi i negoviatave me RMV-në dhe Shqipërinë për shkak të mospërmbushjes së reformave, që spas tyre, BE për mungesë të reformave nuk do të bëjë kompromis.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU