Shtendoset gjendja në Kuvend, palët arrijnë marrëveshje të pjesshme, shqyrtohet pakoja e pestë ekonomike
Shumica dhe opozita nuk gjetën gjuhën e përbashkët...

Shumica dhe opozita nuk gjetën gjuhën e përbashkët për zhbllokimin e punës së Kuvendit as në kordinimin te kreu i Kuvendit Talat Xhaferi. Ky i fundit thotë se nuk do të pranojë ultimatumet e opozitës dhe se zgjidhja duhet të kërkohet në kuadër të plenumit konformë Rregullores për punë të Kuvendit.
“Kordinimi i fundit mbaroi me ultimatum. O kështu, o s’bëhet. Kam thënë dhe e përsëris ultimatum nuk pranoj dhe e përsëris: nuk është çështje e vendimmarrjes time indivudiale, si kryetar parlamenti. Për ato çështje vendos plenumi, jo unë.” – tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Kordinimi nuk mbaroi. Ju u ngritët dhe dolët pasi dhamë propozimin, ne kishim edhe pika të tjera për të dakorduar për dialog. Nuk i biseduam pasi ju e lëshuat sallën për kordinim.” – deklaroi Koordinatori i VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Përkundër përplasjeve, për zhbllokim të Kuvendit shumica dhe opozita pranuan propozimin e kryeparlamentarit që në vend të seancës për pyetje deputetësh të hapin seancën e 36 dhe të miratojnë pakon e pestë ekonomike.
“Që të jemi konzistent ndaj 12 mijë kompanive në RMV, konzistentë ndaj personave fizikë, të cilët presin ndihmë për muajt shkurt dhe mars dhe te jemi në frymë e mirëkuptimit kërkoj nga depuetët e shumicës që të përkrahin propozimin që po japim disa ditë e që ka të bëjë me ndihmë të shpejtë për qytetarët dhe kompanitë.” – theksoi Koordinatori i VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.
“Falënderoj opozitën që fitoi arsyeja dhe u kthyen në salw, që sëbashku të miratojmë këto ligje që janë të rëndësishme për qytetarët.” – u shpreh Jovan Mitrevski nga LSDM.
Sipas Lëvizjes Besa në pushtet, Kuvendi është zhbllokuar pjesërisht, ndërsa shumica parlamentare bën përpjekje që të gjetë zgjidhje për çështjen e shtetësisë, gjë për të cilën bllokon opozita shqiptare.
“Të gjithë partnerët e koalicionit në këtë qeveri pajtohemi dhe jemi duke punuar intensivisht për gjetjen e një zgjidhje praktike që do të jetë në përputhje të plotë me konventën e OKB-së.” – nënvizoi Kryetar i L. Besa, Bilall Kasami.
Në përpjekje për të zhbllokuar punën e Kuvendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi është takuar me kryeministrin Zoran Zaev. Bashkë janë dakorduar se debati parlamentar duhet të mbetet ne Kuvend mes Grupeve parlamentare dhe subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
