Maqedoni

Kuvend, anulohet seanca për pyetjet e deputetëve

25.03.2021 16:17

U anulua seanca për pyetje deputetësh me propozim të kryeparlamentarit Talat Xhaferi...

U anulua seanca për pyetje deputetësh me propozim të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, me qëllim që ti jepet hapësirë miratimit të ligjit për pakon e pestë të masave anti-krizë. 
 
“Në afat prej 1 ore të mos hapet seanca për pyetje deputetësh, të hapim seancën e 36-të deri në rendin e ditës që të mundet të realizohet ajo që ju shkruani nëpër facebook, që jeni të hapur që ti votoni pikat që kanë të bëjnë me financa.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
 
Kjo për opozitën paraqet tentim për mbyllje të gojës së opozitës. Sipas VMRO-së pushtetit nuk po i konvenon që të flitet për skandalet e shumta të ekzekutivit. 
 
“Doni ta heshtni opozitën që të parashtron pyetje për skandalet që po ndodhin jo vetëm këtë muaj apo veçanërisht javën e fundit në shtet, po edhe në periudhën e kaluar gjatë qeverisjes së kësaj qeverie.”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO DPMNE-së.
 
Opozita shqiptare akuzon se pushteti bashk me opozitën maqedonase fare nuk merr në konsideratë problemet e shqiptarëve në RMV. 
 
“Habitem se si shumic parlamentare bashkë me qeverinë dhe bashkë me opozitën maqedonase shtiren sikur nuk ka fare opozitë shqiptare këtu, shtiren sikur nuk ka fare problem i cili ka sjell deri te kjo situatë këtu dhe se do të duheshte të flasim për probleme tjera pa i anashkaluar problemet reale.”, tha Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AA .
 
Për pushtetin është me rëndësi që ti jepet përprarësi ligjeve që sipas tyre janë në dobi të qytetarëve, ndaj edhe u tërhoqën nga parashtrimi i pyetjeve.
 
“Edhe deputetët e shumicës do të dorëhiqen nga parashtrimi i pyetjeve, vetëm që ajo kërkesa juaj të jetë e përmbushur, do të keni dyfish më shumë kohë për pyetje. Por bëhuni të arsyeshëm, hyni dhe ejani bashkarisht të bëjmë diçka për të mirën e qytetarëve.”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
 
“Që mos të ketë opozita asnjë alibi se po dëshirojmë që ta heshtim të njejtën, ne tërhiqemi si grup parlamentar nga deputetët tanë të cilët janë paraqitur për të parashtruar pyetje deputetëve për tju dhënë mundësi opozitës.”, tha Arbër Ademi nga BDI.
 
Seanca e pyetje të deputetëve do të vazhdojë pas konsultimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferri me koordinatorët e grupeve parlamentare. 
 
ERSAN PAJAZITI