Vala e trëtë e virusit korona, shumë vende të botës në izolim të plotë
Përkundër vazhdimit të vaksinimit të popullsisë....

Përkundër vazhdimit të vaksinimit të popullsisë, nëpër shumë vende të botës përhapja e koronavirusit po shënon tendenca rritjeje.
Më shumë raste të reja janë regjistruar në Brazil numri I viktimave është mbi 300 mijë ,ndërkaq për nga vaksinimi prinë Izraeli ku mëse gjysma e popullsisë së rritur tashmë ka marrë të dyja dozat edhe Italia ka vaksinuar me nga dy doza mbi 2 milion të popullsisë.
Kur është fjala për masat parandaluese për përhapjen e pandemisë, Gjermania ka hequr dorë nga mbyllja e plotë edhe pse ne këtë vend janë regjistruar mbi 20 mije raste të reja. Finlanda dhe Hungaria shtyejn hapjen e shkollave për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.
Franca ka mbyllur Parisin,Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dështimet në fushatën e vaksinimit në vend dhe u zotua të përshpejtojë vaksinimin, disa ditë pasi qeveria u detyrua të vendoste kufizime të reja për të përmbajtur një valë të Covid-19 që ka përfshirë vendn.
“Mendoj se duhet të jetë një mësim për të gjithë ne. Kemi gabuar që nuk kemi pasur ambicie, amerikanët kishin më shumë ambicie se ne. Fushata e vaksinimit është një “përparësi kombëtare”” – tha Emanuel Makron.
Në lidhje me vaksinat klarja gjermane, Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e qeverisë së saj për të blerë vaksinat kundër coronavirusit së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.
“Pavarësisht nga të gjitha ankesat, ishte e drejtë të mbështetesh në prokurimin e përbashkët dhe miratimin e vaksinave nga Bashkimi Evropian.Tani që ne shohim se edhe ndryshime të vogla në shpërndarjen e vaksinave shkaktojnë diskutime të mëdha, nuk do të doja të imagjinoja nëse disa shtete anëtare do të kishin vaksina dhe të tjerët jo. Kjo do të trondiste tregun e brendshëm deri në thelbin e saj” – u shpreh Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në vlugun e valës së tretë të pandemisë Sllovenia ka vendosur të ndërrojë strategjinë – tani pritet të vaksinohen me AstraZeneca edhe më të moshuarit.vendi me më pak të infemtuar në Evropër është Suedia, e cila në raport me shumicën e vendeve evropiane, regjistroi një rritje të ulët të shkallës së vdekshmërisë. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 30 milionë raste të coronavirusit që nga fillimi i pandemisë.
Në Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19, India regjistron mbi 50 mijë raste me Covid. Turqia, mbi 29 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë dhe 146 vdekje. OBSH njoftoi për mbi 461 mijë raste të reja për 24 orë në botë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
