Kuvend, pyetje deputetësh, ASH-AA: Po diskriminohemi
Opozita shqiptare ka reaguar....

Opozita shqiptare ka reaguar në seancën për pzetje të deputetëve se nuk po mirret parasysh zëri i opozitës shqiptare. Sipas koalicionit ASH-AA, deputetët e këtij koalicioni janë të diskriminuar me mënyrën e radhitjes së deputetëve që parashtrojnë pyetje.
“Është e rradhës që opozitën shqiptare ta shihni si opozitë e cila duhet të jetë pas opozitës maqedonase dhe nuk është fare e rradhës që përfaqsuesi i opozitës shqiptare të jetë i pari apo i dyti, e në anën tjetër të ketë përfaqsues të një subjekti politik që është me dy deputet të jetë para nesh. Kjo nuk është fare në rregull prandaj kërkoj që të rregullojhet kjo dhe i dyti të jet përfaqsuesi jonë” – tha Skender Reexhepi nga ASH-AA.
Xhaferi: Lista bëhet në koordinim me partitë
Ndaj këtij fjalimi ka reaguar kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili tha se është i deturuar që të mundëson çdo deputet të ngrit zërin e tij.
“Unë kam obligim që edhe ato deputet që nuk e kanë forcën siç e keni ju. Mirë merruni vesh me Nikollën që të jetë i dyti i juaji ska problem” – deklaroi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
VMRO: Duam përgjegjësi nga Rashkovski për softwerin
Ndërkohë opozita maqedonase kërkoi përgjigje nga pushteti në lidhje me atë se a do të ketë përgjegjësi për ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Dragi Rashkovski për prokurimin e softëerit për trafik.
“Ne si qytetarë dëshirojmë të shohim hetime për këto punë dhe jo vetëm fjal boshe dhe në fund të fundit ju nuk mundeni të jeni edhe kryeministër edhe prokuror publik edhe gjykatës edhe gjithçka. Vlerësojmë se njëherë e përgjithmonë duhet të vihet fund korupcionit dhe krimit në këtë shtet” – u shpreh Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE.
Zaev: Prokurimi i softëerit u bë në mënyrë legale
Kryeministri Zaev u përgjigj duke thënë se softëeri është prokuruar në mënyrë legale dhe se Rashkovski ka qenë i detyruar ta zbaton prokurimin poublik. Megjithatë ai thotë se do të ketë hetime.
“Prokuroria publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korupcionit, iu drejtuan Qeverisë. Shërbimet kanë urdhër të veprojnë me të gjitha infomacionet, procedurat për gjithë këtë prokurim të softëerit. Në këtë mënyrë jam i detyruar të informoj se softëeri për trafik është i prokuruar përmes një furnizimi publik të rregullt. Të drejtat autoriale janë në pronësi të plotë të qeverisë dhe për testimin është lajmëruar Byroja për Siguri Publike” – theksoi Kryeministri, Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE u ankua prej kryeparlamentarit se përse nuk ka mundësuar që në këtë seancë të jetë i pranishëm edhe krye-prokurori Ljubomir Jovevski. Kryetari i Kuvendit Xhaferi theksoi se deputetët duhet të dorëzojnë kërkesë 24 orë më herët që prokurori Jovevski të mundet të jetë prezent. (Ersan Pajaziti, TVM2)
