“Covid 19”, 29 viktima dhe 1264 raste të reja
25.03.2021 19:05
Para pak çastesh u publikuan edhe shifrat covid...

Para pak çastesh u publikuan edhe shifrat covid në vendin tonë. Nuk ulen infektimet e reja në vend, po ashtu edhe numri i viktimave mbetet i lartë.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3 897 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 264 kanë rezultuar pozitivë.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 29 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 574 viktima.
Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 722 persona.
