In memoriam

Covid 19 i merr jetën aktorit Luran Ahmeti

25.03.2021 19:53

Ka ndërruar jetë Luran Ahmeti....

Ka ndërruar jetë Luran Ahmeti, aktori me renome ndërkombëtare. I shtrirë për disa ditë në Klinikën Infektive në Shkup, 46-vjeçari Luran Ahmeti nuk ka arritur ti shpëtojë virusit Korona.

Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup ku talenti i tij spikati që në shfaqet e para.

Lurani ka qenë pjesë e shumë shfaqeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.

Që në vitin 1998, ka luajtur në filmin evropian “Puppet Show”.

Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit dhe publicistit të njohur Xhabir Ahmeti. Ao la pas vetes një vajzë dhe bashkëshorten. TVM 2 familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Luranin, ju shpreh ngushëllime për humbjen  e tij. Për të nderuar talentin e tij të padiskutueshem, TVM2 sonte ne 22:30, do te transmetojë shfaqen "Darka e thërrimeve".