ASH – AA, bllokon kuvendin, dorëzon mbi 4 500 amandamente

25.03.2021 22:18

Opozita shqiptare dorëzoi 4500 amendamente të reja....

Opozita shqiptare dorëzoi 4500  amendamente të reja për të bllokuar Komisionin e Financave dhe Buxhetit të thirrur nga VMRO DPMNE-ja, prej të cilave mbi 3500 janë vetëm për pakon ekonomike.

Pyetje deputetësh, ASH-AA kërkon zgjidhje për çështjen e shtetësisë

Ndërkohë deputetët e Koalicionit ASH AA edhe në seancën për pyetje deputetësh reaguan për moszgjidhjen e çështjes së shtetësisë.

“Është një zonjë e moshës 75 vjeçare jeton në RMV në fshatin Reçicë e madhenë komunën e Tetovës.Prej vitit 1974 ka lidhur kurorë ka aplikuar katër herë për shtetësi pa ndihmë e avokatit dhe katër herë është refuzuar me arsyetimin se nuk e zotëron gjuhën maqedone. Zonja ka pesë fëmijë që kanë shtetësi të RMV-së” – tha Ilmi Haziri nga ASH-AA.

Kësaj pyetjeje iu përgjigj Kryeministri Zoran Zaev i cili konsideron  duhet të miratohet zgjidhje e qëndrueshme dhe paralajmëroi se bisedimet mund të fillojnë nga e hëna për të gjetur zgjidhje.

“Unë besoj se kemi njerëz profesional të cilët do të na ndihmojnë ti zgjidhim këto çështje dhe nëse ju pajtoheni përmes koordinatorit të grupit tuaj parlamentar, koordinatorit tonë javën e ardhshme kur do të keni ju mundësi ne do debatonim për këtë çështje të gjejmë zgjidhje sepse pa marrë parasysh se për cilën bashkësi etnike bëhet fjalë ata janë qytetarë të rmv së që kanë të drejtat e tyre dhe pasojat nga kjo i kam parë unë personalisht” – u shpreh Kryeministri Zoran Zaev.

VMRO- DPMNE akuzon pushtetin për keqpërdorim të vaksinave

VMRO DPMNE parashtroi pyetje edhe për rreziqet nga mosimunizimi i popullsisë dhe akuzoi pushtetin për keqpërdorim të dokumantacionit për blerjen e vaksinave.

“Firmës fantome sipas dokumentacionit tonë i janë dhënë 12. 5 milion dollarë për 200 mij vaksina respektivisht kësaj firme i keni paguar 100 përqind çmim më të lartë ,përderisa e tërë bota blen vaksina kineze për 30 dollarë ju keni dashur të paguani 62.5 euro” – deklaroi Branko Petrushevski nga VMRO DPMNE.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se dokumente që po i plason VMRO DPMNE janë të rrejshme dhe se në procesin  e furnizimit nuk ka asgjë kontestuese.

“Në procedurat tona nuk ka asgjë konstestuese apo kriminale as nuk ka provizione. Firmë të tillë ne nuk kemi parë dhe pagesë të tillë nuk ka. Ndaloni genjeshtrat” – theksoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe më tej shtoi se v aksina do të keët gjatë muajit pril dhe me këtë do fillon imunizimi i tërë popullatës. (Flutura Latifi, TVM2)