Mbledhje e Komitetit të përzier parlamentar, të gjithë të punojnë për përafrimin e RMV-së në BE
Procesi i integrimit të RMV-së...

Procesi i integrimit të RMV-së u debatua në mbledhjen e komitetit të përzier parlamentar. U tha që kuvendi duhet të jetë vendi për debate demokratike dhe të gjitha palët duhet bashkarisht të punojnë për përshpejtimin e reformave evropiane, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe janë të patjetërsueshme për përafrimin e Maqedonisë se Veriut drejt BE-së.
“Kuvendi më shumë se asnjëherë më pare duhet të jetë vendi për debate demokratike dhe inkluzive. Të gjitha palët duhet të jenë konstruktive dhe bashkarisht të punojnë për përshpejtimin e reformave evropiane, të cilat janë parasësgjithash në interes të qytetarëve dhe janë të patjetërsueshme për përafrimin e Maqedonisë se Veriut drejt BE-së” – tha Drejtoresha gjenerale për zgjërimin e BE-së, Gjenoveva Ruiz Kallavera.
“Mbeten edhe disa ditë deri në realizimin e zgjedhjeve në Bullgarinë fqinje. Ne jemi të angazhuar ti vazhdojmë angazhimet bilaterale dhe angazhimet e kryesimit portugez që të gjejmë mënyrë për tejkalimin e kësaj çështjeje dhe të kemi situatë kur Bullgaria do ti bashkangjitet edhe vendve tjera antare, të kemi konsensus për miratimin e kornizës negociuese dhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveriatre” – theksoi Zv.Kryeministri për Çështje Europiane, Nikolla Dimitrov.
“Si përfaqësues i partisë kryesore opozitare dua të them se fuqimisht përkrahim fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare sa është e mundur më shpejt, duke u bazuar në parimet fundamentale të BE së. Mendoj se kjo do të dërgoj mesazh të fuqishëm deri te fuqitë proevropaine jo vetëm në Maqedoninë por edhe në rajon” – deklaroi Sekretari Ndërkombëtarë i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski.
