Shqipëri, fillon zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare

25.03.2021 19:19

Në Shqipëri pasditen e sotme....

Në Shqipëri pasditen e sotme është hapur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Nga sheshi “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka prezantuar para kandidatëve pikat kryesore të programit socialist, pa praninë e simpatizantëve.

Ndërsa Lulzim Basha i Partisë Demokratike, e ka nisur takimin në orën 17.00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Pak orë para nisjes së fushatës, delegacioni i BE në Tiranë u ka bërë thirrje partive politike për dialog ndërpartiak dhe respektim të rezultatit zgjedhor.

“Nisja e fushatës zyrtare është rasti që partitë politike dhe kandidatët t’i përqendrojnë debatet e tyre te programet përkatëse politike dhe reformat që synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve” – thonë nga Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Teksa nënvizojnë rendësinë e zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse, thirrja direkte e BE, është pranimi i verdiktiti qytetar në 25 prill. (Luljeta Ndoka, TVM2)