Maqedoni
Parashikimi i motit
26.03.2021 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthellët në të gjithë territorin. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 7 deri 16 gradë.
Në Shkup, në mëngjes më ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë I qëndrueshëm, deri të shtunën temperaturat e mëngjesit do të jenë dukshëm më të ulëta, në disa vendeve nën zero, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje, veçanërisht gjatë fundjavës. Që nga fillimi i javës së punës temperaturat e mëngjesit do të jenë mbi zero.
