Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë , 148 719 mërgimtarë të regjistruar deri në orën 08:00

26.03.2021 09:21

Enti Shtetëror i Statistikave njofton se deri në oren 8 të mëngjesit të sotëm...

Enti Shtetëror i Statistikave njofton se deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm janë vetëregjistruar gjithsej 148 mijë e 719 persona. Regjistrimi që pritet të përfundojë më 21 prill, realizohet nëpërmjet ueb faqes: census.stat.gov.mk. Të drejtë për regjistrim kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe që jetojnë jashtë territorit të saj.

Deri më tani kryeson Zvicra me 47 e 345 mërgimtarë të regjistruar, Gjermania me 33 mijë e 70 mërgimtarë, Italia 20 mijë e 347, ndërsa në shtetet e tjera shifrat variojnë nga mbi 8 mijë deri në një mërgimtar të regjistruar. Të ulëta janë shifrat në Australi, ku aktualisht janë regjistruar vetëm 1 mijë e 748 mërgimtarë dhe në Kanada 1 mijë e 648. Në SHBA numri deri tani i të vet-regjistruarve është 5 mijë e 556 mërgimtarë.

Regjistrimi i popullsisë  në vend do të realizohet nga 1 prilli. Deri sa po bëhen përgatitjet e fundit dhe vazhdojnë apelet për regjistrimin e popullsisë, VMRO–DPMNE  kërkon shtyrjen e tij për shkak të pandemisë, ndërsa nga LSDM thonë se, regjistrimi kryhet në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe se bojkotimi i regjistrimit është vepër penale.