Maqedoni

Situata me pandeminë, mblidhet Komisioni për Sëmundje Ngjitëse

26.03.2021 10:04

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, sot do të mbajë mbledhjen e rregullt...

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, sot do të mbajë mbledhjen e rregullt, ku fokusi do të jetë gjendja momentale me infektimet  e reja me Covid 19. 
 
Nga Ministria e Shendetësisë, njoftojnë se në këtë mbledhje ekzistojnë mundësitë që anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të propozojnë edhe masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit. Propozimet e anëtrëve, sipas ministrisë, vijnë pas analizave të bëra së fundmi në terren. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë gjithashtu se për çdo lloj mase shtesë, qytetarët do të informohen në kohë. 
 
Vendosja eventuale e masave shtesë mund të ndodhë nga java që vjen, me qëllim që qytetarët të bëjnë përgaditjet e nevojshme. Karantinë gjatë fundjavës, apo për një periudhë më të gjatë kohore tani për tani nuk planifikohet, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. 
 
Ditë më parë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se Maqedonia e Veriut është kapluar nga vala e tretë e virusit Korona.