Maqedoni

24.000 vaksina nga AstraZeneka, Filipçe: Dërgesa e parë arrin në 28 mars

26.03.2021 10:33

Dërgesa e parë e 24.000 vaksinave nga “AstraZeneka” përmes sistemit Kovax...

Dërgesa e parë e 24.000 vaksinave nga “AstraZeneka” përmes sistemit Kovax, do të mbërrijë në vend më 28 mars, e me të , siç është njoftuar nga autoritetet, duhet të fillojë vaksinimin e popullatës.

Ministri i shëndetsësisë , Venko Filipce, lajmin e ka konfirmuar edhe përmes profilit të tij në Facebook, ku shkruan se; “Këtë javë, më 28 mars, arrin në Shkup përmes sistemit Kovax, dërgesa e parë e 24.000 vaksinave të “AstraZenekës”. Siç njoftoi Filipçe, sasi më të mëdha të vaksinave pritet të mbërrijnë në prill nga Kina dhe Rusia. 
 
Mbrëmë në Kuvend në kuadër të seancës  pyetjet e deputetësh,  Filipçe tha se jemi ndër vendet e vetme  që kemi imunizuar  të gjithë punëtorët shëndetësorë me dozën e parë dhe shumicën e tyre edhe me dozën e dytë. Paralamëroi se në fillim të prillit,  do të fillojë edhe faza e dytë e vaksinimit për kategoritë e rrezikuara .