Botë
Gjermania kërkon test negativ prej së dielës
26.03.2021 11:04
Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të kenë nevojë për një test negativ deri mesditën e së dielës...

Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të kenë nevojë për një test negativ deri mesditën e së dielës, por nga kjo periudhë hyjnë në fuqi masat e reja që e kërkojnë domosdoshmërisht një test të tillë.
“Ky njoftim po bëhet tani në mënyrë që linjat ajrore dhe pasagjerët të kenë kohë për t’u përgatitur për kërkesën e re”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.
Pavarësisht se në masa të kontrolluara, Gjermania po përpiqet të ndalojë atë që cilësohet vala e tretë e pandemisë në vend.
