Maqedoni
Rama apel shqiptarëve të RMV-së: Thoni me krenari përkatësinë tuaj
26.03.2021 11:35
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë apel të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut..

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë apel të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që regjistrohen në procesin që tashmë ka filluar me diasporën. Ai përkujton se fuqia kushtetuese e shqiptarëve në RMV, varet nga numri i shqiptarëve të regjistruar prandaj apelon që askush të mos e lëshojë këtë mundësi.
"Motra dhe vëllezër shqiptarë. Sot duhet të jeni krenar për sa shumë keni arritur për të drejtat tuaja në shtetin fqinj. E mira nuk ka fund, deri dje atje shqiptari trajtohej si kategori e dytë.Platforma e Tiranës është një faqe e ndritur e luftës së gjatë për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Politika e ditës ashtu si kudo dhe si gjithmonë ju ndan edhe juve por ajo asesi nuk duhet kurrë më ta shihni identiten shqiptar si një kauzë mbi të gjitha kauzat. Ky regjistrim bëhet pas shumë vitesh nga ata që nuk donin numërim, e që nuk lanë dy gurë bashkë për ta lënduar kauzën e identitetit shqiptar në atë shtet. Sot është një nga ato momentet si qytetar të Maqedonisë së Veriut, nuk duhet të mungojë në regjistrimin e popullsisë. Ju e dini më mirë se kushdo se nga numri i shqiptarëv të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar në atë shtet. Nuk ju kërkohet të merreni pushkën dhe të dilni në mal, por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari. Miq, ne shqiptarët kemi një problem të madh që nuk vlerësojmë peshën e madhe e një zinxhir gjërash të vogla, mendojmë për fitoret e mëdha, por humbim ato të voglat, prandaj ka ndodhur jo rrallë që jemi zgjuar me vonesë dhe kemi pësuar kosto të madhe. nesër kostoja do jetë shumë e madhe, prandaj uluni dhe kryejeni këtë, duke u regjistruar me krenari si shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, tha ndër tjera Rama.
