Brovina: Seanca konstituive do të mbahet këtë javë

24.11.2014 12:51

Seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës pritet të thirret brenda kësaj jave......

Nga ana e kryesueses së kësaj seance, Flora Brovina dhe administrata e kuvendit kanë thënë se çdo gjë është gati, por presin të përfundojnë punën grupet punuese të PDK-së dhe LDK-së.

Kryesuesja, Flora Brovina, beson se seanca do të mbahet këtë javë. “Grupet punuese janë duke punuar dhe pas përfundimit të punës së tyre do të vendoset edhe për seancën. Prej punës së tyre varet thirrja e seancës. Ne jemi gati edhe administrata edhe unë, i kemi bërë përgatitjet edhe ftesat janë gati, por data duhet të caktohet, besoj që javën e ardhshme”, ka thënë Brovina.

Por, PDK-ja ende nuk ka pohuar atë për të cilën insiston LDK-ja, se posti i kryeministrit do t’i takojë kreut të LDK-së, Isa Mustafës.