Maqedoni
Strugë, u mbollën fidanë rreth Drinit të Zi
26.03.2021 14:03
Ndërmarrja Publike Komunale në bashkëpunim me komunën e Strugës...

Ndërmarrja Publike Komunale në bashkëpunim me komunën e Strugës, sot filluan mbjelljen e pemëve dhe vendosjen e karrigeve përreth Drinit të Zi. Furnizimi i fidanëve është pjesë e projektit “Urat për një të nesërme më të mirë”, i financuar nga një projekt bullgar.
"Meqë ditën e pranverës e kishim me borë, sot e lamë që të fillojmë këtë projekt në kuadër të mbjelljeve të fidanëve të rinj ku do të mbillen qershi japoneze në të dy anët e rrjedhës së lumit Drini i Zi. Fidanët janë furnizim në kuadër të projektit “Urat për të nesërmen më të mirë”, i financuar nga projekti bullgar për zhvillim, kurse mbjelljen e fidanëve do ta bëjë ekipi profesional i N. P. Komunale – Strugë.",- tha drejtori i N. P. Komunale – Strugë, Iqmet Islami.
"Pranvera vjen me gjelbërim, pikërisht edhe ne duam që të zgjerojmë mushkëritë e Strugës me mbjelljen e drunjve të rinj. Janë rreth 30 fidanë të rritura, të cilat këtë vit do të kenë gjelbërim të mirë dhe janë rreth 30 karrige përreth Drinit, të reja, të cilat gjithashtu do të jenë një mundësi për pushim edhe të qytetarëve edhe të pushuesve të cilët vijnë. Struga, përveç se investon në infrastrukturë, investon edhe në pastërti.”,- u shpreh kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Nga komuna e Strugës thanë se projekte të tilla do të vazhdojnë edhe më tej, sepse pastërtia dhe gjelbërimi janë shumë të rëndësishëm edhe për turizmin në qytetin tonë. Ata thane se do të vazhdojnë gjithashtu edhe investimet në infrastrukturë.
ILMIJE ZHAKU
