Maqedoni

Ruskovska: Operacioni në Gërçec është dekonspiruar

26.03.2021 16:09

Dy grupe të bosëve të dogës në hetimin e quajtur “Mali”, brenda një viti ishin ndjekur...

Dy grupe të bosëve të dogës në hetimin e quajtur “Mali”, brenda një viti ishin ndjekur, përgjuar dhe xhiruar, me çka Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka siguruar fakte të mjaftueshme për arrestimin e këtij grupi. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar mbi 80.000 euro, ndërsa për drogën e konfiskuar akoma nuk janë kryer ekspertizat, por janë gjetur afro 5 kg marijuhanë dhe 600-700 gram heroinë. Pjesa më e madhe e të hollave është gjetur gjatë bastisjeve në Gazi Babë, ndërsa shumë pak në Gërçec. 
 
“Në fshatin Gërçec janë bërë bastisje në 26 lokacione, janë arrestuar 13 persona, 9 prej të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit, për 3 paraburgim shtëpiak dhe për një masë kujdesi. Nga ky grup pesë persona janë të pakapshëm. Lidhur me grupin kriminal nga Gazibaba, janë bërë 9 bastisje, ku 8 persona janë privuar nga liria kurse një person është në kërkim.”,- tha prokurorja, Vilma Ruskovska.
 
Ruskovska po ashtu theksoi se operacioni në Gërçec është dekonspiruar, ku si shkak, dilerët kryesorë janë arratisur, automjetet luksoze janë zhdukur, kurse janë gjetur vetëm 100 gram kokainë. Pason hetimi, se kush nga MPB-ja ose ndonjë institucion tjetër u ka ndihmuar theksoi prokurorja Ruskovska. 
 
“Nëse do të kapeshin dhe ua merrnim telefonat me siguri se do të kishim më shumë të dhëna. Por përkundër gjithë kësaj, do të bëjmë përpjekje që ato mjete elektronike që janë marrë, të shohim nëse ka lidhje me të punësuar në MPB ose institucione tjera. Nëse marrin njohuri të këtilla, unë e siguroj opinionin se të gjithë do të përballen me drejtësinë.”,- theksoi Ruskovska.                                                                                                          
Për një kohë të shkurtër, kjo është hera e dytë, që tek të dyshuarit kryesorë të arrijnë informacione për arrestime eventuale, para se të jenë të kapshëm për policinë. Para disa javëve, vlerësohet se në këtë mënyrë është njoftuar ish-Shefi I Policisë sekrete Sasho Mijalkov, për çka, ai disa ditë nuk ishte I kapshëm për organet e ndjekjes. 
 
REJHANE BUSHI METAJ