Gjykata Penale: 13 vite burg për Naser Eshtrefin

26.03.2021 17:00

Gjykata Penale në Shkup e ka shpallur aktgjykimin...

Gjykata Penale në Shkup e ka shpallur aktgjykimin për rastin e therjes me thikë të Angel Petkovskit në lagjen Gjorçe Petrov të kryeqendrës, më 19 maj të vitit 2014. Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari, Naser Eshtrefi, u dënua me 13 vite burg nën akuzën për vrasje me paramendim.

Mbrojtja e Eshtrefit tha se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme, derisa vetë Naser Eshtrefi tha se nuk ndjehet fajtor, pasi tha se para incidentit ishte sulmuar nga tanimë i ndjeri dhe babai i tij.