Shekerinska dhe Zaev presin në takim gjeneralin e NATO-s, Burke

26.03.2021 18:02

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska....

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka pritur në takim Komandantin e Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admirali Robert Burke, i cili po merr pjesë në manifestimin e një vjetorit të inkuadrimit të RMV-së në NATO.

Ministrja Shekerinska potencoi se RMV si anëtare e plotfuqishme e NATO-s ka dhënë një kontribut të veçantë në aleancë, por edhe në vet procesin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“RMV si anëtare aktive e aleancës ka dhënë një vlerë kuptimit të NATO-s për sigurinë në rajonin tonë me pjesëmarrjen e saj direkte në forcat e KFOR-it në Kosovë. Po japin kuptim edhe me rritjen e kapaciteteve të poligonit Krivolak e ku po punojnë pjesëtarë të armatës sonë së bashku me batalionin e 15 të NATO-s. Dhe pas dy dekadave punë të palodhshme sot mund të konstatojmë se misioni jonë është i suksesshëm.”,- tha ministri i mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Admirali Burken potencoi se NATO po konstaton se një vit më parë solli një vendim të duhur kur vendosi që RMV ta bëjë anëtare të 320 të kësaj familje të madhe ushtarake.

“RMV është duke dhënë një kontribut të veçantë për NATO-n dhe për këtë i jam shumë falënderues dhe NATO është e nderuar që e kemi RMV si anëtare të plotë. Ky vit ishte thjesht një vit i mrekullueshëm për ju për aleancën. Vendi juaj po ashtu është duke dhënë kontribut të veçantë të zhvillimit të kapaciteteve të forcave të NATO-s. Që 20 vite jemi duke e ndihmuar Maqedoninë me zyrën tonë për komunikim.”,- u shpreh komandanti i Komandës së NATO-s në Napoli, Robert Burke.

Admirali Burken po ashtu foli edhe për mundësin që NATO të ndihmojë në furnizimin e RMV me Vaksinat për Covid-19. Komandantin Burke, e priti edhe kryeministri Zaev, i cili ka theksuar anëtarësimi në NATO e konfirmoi vendin si faktorë stabiliteti në rajon, ndërsa kjo ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. (Fitim Kryeziu, TVM2)