Afganistan, pakti i sigurisë merr “gjysmë” miratimi

24.11.2014 12:57

Dhoma e ulët e Parlamentit afgan ka miratuar në shumicë marrëveshjen e re të sigurisë, që i lejon trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s të qëndrojnë në vend përtej fundit të këtij viti......

Marrëveshja ofron ndihmë ligjore për trupat që shërbejnë në misionin e ri të NATO-s, i cili do të nisë pas përfundimit zyrtar të operacioneve luftarake, më 31 dhjetor të këtij viti.

Marrëveshja duhet ende të ratifikohet nga Dhoma e lartë e Parlamentit afgan. Dhoma e ulët aprovoi Marrëveshjen Bilaterale të Sigurisë dhe Marrëveshjen për Statusin e Forcave me 152 vota “pro” dhe 5 “kundër”.

Miratimi parlamentar është një hap i rëndësishëm përpara, pasi NATO ka nisur tërheqjen e shumicës së trupave nga 50 mijë që kishte në fillim të vitit 2014, shumica e të cilëve janë amerikanë.

Numri i përgjithshëm i trupave në misionin e ri, të udhëhequr nga NATO, do të jetë 12 mijë dhe do të kenë mision trajnues, këshillues dhe asistues ndaj forcave afgane të sigurisë.