Egjipt, 32 të vdekur në një aksident hekurudhor

26.03.2021 17:26

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën....

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda si pasojë e përplasjes së dy trenave në jug të Egjiptit, ka njoftuar Ministria egjiptiane e Shëndetësisë.

Sipas autoriteteve, ky është një ndër aksidentet më të rënda hekurudhore në këtë shtet.

Në deklaratë është thënë se dhjetëra ambulanca kanë shkuar shpejt në vendin e ngjarjes në provincën Sohag, rreth 460 kilometra në jug të kryeqytetit Kairo.

Egjipti është përballur me incidente të tilla hekurudhore në vjetët e fundit, për të cilat faji i është vënë infrastrukturës joadekuate.