Maqedoni
Njëvjetori i anëtarësimit të RMV në NATO, Pendarovski: Siguruam mbrojtje të shtetit
27.03.2021 14:00
Tre avion ushtarak, fluturuan mbi qiellin e vendit, për të simbolizuar njëvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë...

Tre avion ushtarak, fluturuan mbi qiellin e vendit, për të simbolizuar njëvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s. Anëtarësimi në NATO solli mjaftë përfitime për vendin, por mbi të gjitha forcoi sigurinë e shtetit, tha presidenti Pendarovski.
Megjithatë, jo gjithçka përfundon vetëm me anëtarësimin në Nato. Pendarovski tha se sfidë për vendin paraqet ndarja proporcionale buxhetore për mbrojtjen dhe ballafaqimi me pasojat e pandemisë.
“Në mes presidentit dhe qeverisë ekziston konsensus për një afat të saktë kohor se kur duhet ta arrijmë qëllimin për ndarjen e 2% nga BPV për mbrojtjen dhe ne kemi synim ta respektojmë fjalën e dhënë. Por, në të njejtën kohë që të jemi të përgaditur për botën post-kovid, e rëndësishme është ti çmojmë vlerat e Aleancës Perendimore, lirine, demokracinë dhe qeverisjen e të drejtës si kushte themelore për zhvillim ekonomik dhe social”, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski.
Burk: NATO më e fuqishme me anëtarësimin tuaj
Jo vetëm Maqedonia e Veriut ka përfitime prej NATOS. Edhe aleanca ndjen përfitimet e saja me anëtarësimin e vendit në NATO, tha admirali I NATO-s Robert Burk.
“Aleanca është më e forte për shkak të principeve, vlerave, angazhimin tuaj drejt idealit për liri dhe demokraci dhe në saje të vendosmërisë tuaj që të siguroni paqe dhe stabilitet”, theksoi komandati i forcave të NATO-s në Napoli, Robert Burk.
Nga ekzekutivi anëtarësimin në NATO e cilësojnë si arritjen më të madhe historike pas pavarësisë së vendit.
Zaev: Tani më marrim pjesë në strategjitë e NATO-s
Kreu I qeverisë Zoran Zaev theksoi se tani më Maqedonia e Veriut gjenden në mesin e shteteve të cilat hartojnë politikat globale të sigurisë.
“Kur është në pyetje siguria nuk jemi më temë në rend të ditës, tani edhe ne marrim pjesë në krijimin e rendit të ditës. Diskutojmë për të gjitha çështjet dhe bashkarisht I marrim vendimet me anëtarët tjerë të NATO-s. Ky është përfitimi i madh nga suksesi ynë me anëtarësimin në NATO dhe ai sukses më së shumti është i shprehur në faktin se si antare e aleancës, Maqedonia e Veriut sot së bashku me gjithë anëtarët tjerë merr pjesë në planifikimin strategjik të NATO-s për dhjetë vitet e ardhshme”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Shekerinska: Arrtija më e madhe e RMV-së
“Sot e patë Aleancën tonë, Aleancë e hënës dhe tokës. Aleancë e nacionaliteteve me vlera dhe qëllim të njejtë, siguri dhe paqe në botë, gjë që u bë edhe më e paparashikuar, për shkak të pandemisë, terrorit, sulme sajber, e deri te lajmet e rreme, ndryshimet klimatike dhe fatkeqsi natyrore. Në këtë aleancë, kemi çka të ofrojmë”, theksoi ministrja e mbrojtjs Radmilla Shekerinska.
Me rastin e këtij manifestimi pjestarët e Armatës së Maqedonisë së Veriut në kazermën Ilinden bënë një sërë aktivitetesh dhe stërvitjesh. Anëtarësimin në NATO, RMV e zyrtarizoi më 27 mars të vitit të kaluar, kur ushtruesja e detyrës ambassador në SHBA Villma Petkovska, i dorëzoi dokumentin e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit Ndihmës Sekretarit shetetëror të SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Filip Riker.
ERSAN PAJAZITI
