Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Osmani: Qëndrojmë në dispozicion të diasporës

27.03.2021 14:26

Mbi 153 mijë mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit deri më tani janë regjistruan...

Mbi 153 mijë mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit deri më tani janë regjistruan, sipas të dhënave të ESHS. Këto shifra pritet të rritet gjatë fundjavës kur edhe mërgimtarët janë në pushime.
 
Ministri I punëve të jashtme Bujar Osmani fton diasporën që të mobilizohet, përderisa tha se përfaaqsitë diplomatike po qëndrojnë të gatshlëm për të ndihmuar mërgatën që të vetregjistrohet.
 
“Kryejmë edhe aktivitete tjera si hapja e linjave telefonike për ndihmë të qytetarëve, aktivitetet e mia personale dhe takime me qytetarët, me të vetmin qëllim që të mobilizohet diaspora jonë. Ka ende kohë që të regjistrohen qytetarët. Por kuptohet ekziston edhe mekanizëm tjetër, që diaspora të regjistrohen nga ana e familjarëve të tyre që jetojnë në Maqedoni të Veriut”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
 
Regjistrimi i popullsisë, Mickovski: Nuk do tua hap derën regjistruesve
 
Ndërkohë që vazhdon këmbëngulja e opozitës maqedonase për bojkot dhe  mos-pranim të regjistrimit. Madje kreu I VMRO-së Hristijan Mickovski tha se nuk do tua hap derën regjistruesve. 
 
“Unë dhe mijëra qytetarë të tjerë nuk do ta hapim derën. Venko, Zaev dhe drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski le të forcojnë regjistrimin dhe do të shohin se si do të përfundojë. Shëndeti i njeriu nuk ka çmim. Nëse qytetarët ndjehen të pasigurt, nuk duhet të hapin derën. Janë të kota deklarimet se ata që nuk do të hapin derën do të marrin kallëzime penale”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. 
 
Regjistrimi i popullsisë, LSDM: Bojkoti është vepër penale 
         
Nga ana tjetër nga LSDM thonë se bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale, ndërsa çdo individ me regjistrim do të kontribuojë në zhvillimin e shtetit. Nga partia në pushtet sigurojnë se regjistrimi do të zbatohet duke respektuar të gjitha masat mbrojëse nga virusi kovid19. 
 
“Pas 19 viteve pa regjistrim, mbajtja e këtij regjistrimi në pranverë është puna më e rëndësishme shtetërore dhe akt i lartë patriotik. Ky regjistrim duhet të jetë sukses i përbashkët për të gjithë qytetarët. Bojkotimi i regjistrimit është vepër penale, procedurë që nuk sjell asgjë mirë për askënd dhe dëmton interesat shtetërore dhe nacionale”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
 
ERSAN PAJAZITI