Maqedoni
Covid 19, MSh: Gjendja në spitale është alarmante
27.03.2021 14:52
Sistemi shëndetësor në vend aktualisht po përballet me sfidën më të madhe deri më tani...

Sistemi shëndetësor në vend aktualisht po përballet me sfidën më të madhe deri më tani, situata në spitale është alarmante,kumtojnë nga Mnistria e shëndetësisë,pas koordinimit të sotëm të ministrit Venko Filipçe me drejtorët e qendrave Kovid-19 në Shkup.
Nga MSH,apelojnë të gjithë qytetarët,të jene të përgjegjshëm në këtë periudhë,pasi duke e mbrojtur veten ,mbrojnë edhe shëndeti e të gjithë të tjerëve.Apelohet që të rinjtë,të mos grupohen dhe të respektojnë masat siç janë mbajtja e distancës,mbajtja e maskës dhe higjiena.
"Sistemi shëndetësorë ditëve të fundit po përballet me sfidën më të madhe deri më tani.Gjendja në spitale është alarmante,por edhe përskaj kësaj ,me përpjekje të përditshme po krijojhen repartee të reja për hospitalizimin e pacientëve me Covid.Në të njejtën kohë spitalet janë të hapura edhe për të sëmurë të cilët kanë problem shëndetësore urgjente dhe u është i nevojshëm intervenim i shpejtë mjeksorë,për pacientë me sëmundje kronike ,gjendja e të cilëve është përkeqësuar dhe për të sëmurë që duhet rregullullisht të bëjnë kontrolle gjendjen shëndetësore.Të punësuarit në spitale po bëjnë përpjekje mbi njerëzore që të kujdesen për qytetarët " thuhet në Kumtesën e Ministrisë së shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i pacientëve që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në spitalet e vendit është 1.537 kurse ka rreth 200 shtretër të lirë.Gjatë 24 orëve të fundit, në covid-qendrat në Kryeqytet janë shtruar 66 pacientë të rinj.Janë gjithsejt 629 pacientë të dyshuar apo pozitiv me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive të Shkupit.
Pjesa më e madhe e pacientëve janë me oksigjeno-terapi.N ga spitalet e vendit,në Manastir janë të hospitalizar 85 pacientë, Shtip – 53, Tetovë – 35, Veles – 70, Kumanovë – 133, Ohër – 95, Prilep – 104, Gostivar – 44, Strugë – 14, Strumicë – 77, Koçanë – 28, Kërçovë – 32, Kavadar – 73, Gjevgjeli – 26.
Nga ministria e shëndetësisë theksojnë se ministri bashkërisht me drejtorët e spitaleve, mjekët dhe personelin mjekësor bëjnë gjithçka që është e mundur që pacientët ta marrin trajtimin më të mirë të mundshëm.
Deri tani nga virusi korona kanë humbur jetën 3.607 pacientë ndërsa aktive janë 17472 raste.Që nga fillimi i pandemisë ,në vendin tonë janë infektuar gjithsej 124 910 persona.
FLORIJE BELULI KAMBERI
