Maqedoni

Qytetarët e RMV-së vaksiohen në Serbi; VMRO- DPMNE: Kemi numrin më të lartë të vdekjeve; LSDM: VMRO nuk interesohet për shëndetin publik

27.03.2021 15:18

Shtetasit e RMV së të cilët përmes faqes zyrtare të Institutit për shëndet publik në Serbi janë paraqitur për vaksinim kundër covid 19...

Shtetasit e RMV së të cilët përmes faqes zyrtare të Institutit për shëndet publik në Serbi janë paraqitur për vaksinim kundër covid 19, të shtunën në mëngjes kaluan kufirin në Tabanocë drejt Serbisë.
 
Qytetarët të cilët do të vaksinohen në Serbi potencuan  se punojnë në kompanitë antare të Odës ekonomike. Oda Ekonoimike në vend siguroi vaksinimin me ndihmën e Odës homologe në Serbi, por kishte edhe qytetarë që me vet dëshirë vaksinohen me vaksinat e Astrazenekas.
 
"Aplikuam në Odën ekononomike dje morëm meil, sot në sallën e sportit  Çair në Nish  ne të punësuarit në kompani do të vaksinohemi". 
 
"Përmes Odës ekonomike kam  vetëm shtetësi maqedonase, sepse vet aplikimi mundëson që ata që nuk kanë as banim të përcakuar të paraqiten", shprehen qytetarët. 
 
Nga mesnata deri në ora 10 të mëngjesit nga kalimi kufitar Tabanocë nga shteti për Serbi kanë  udhëtuar 2139 persona . Ndërkohë para Ministrisë së Shëndetsësisë protestuan nga VMRO DPMNE duke akuzuar pushtetin për paaftësi dhe për numrin më të lartë të vdekjeve në suaza botërore. 
 
"Politikat katastrofale të Zaevit dhe Filipçes ne qytetarët i paguajmë me nga  tridhjetë humbje jetësh në ditë. Në vend nga ato që janë paguar deri më tani nuk është sjell asnjë vaksinë ndërsa në aftësinë për imunizim masiv askush nga ne nuk beson", thekson Rashella Mizrahi nga VMRO DPMNE. 
 
Reaguan edhe nga LSDM duke akuzuar VMRO DPMNE në se para ardhjes së 20 mij vaksinave, po shkilen masat për mbrojtje kundër kovid 19, me organizimin e mledhjeve masive të qytetarëve.
 
"VMRO DPMNE dhe Mickovski nuk shqetësohen për shëndetin publik e as për sistemin shëndetësor për ata janë të rëndësishme vetëm intresdat personale dhe partiake. Dëshmi për kët është protesta e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë", u shpreh Stefan Vasev nga LSDM.
 
Të dielën pritet të arrijë sasia e parë e vaksinave Astra Zeneka nga mekanizmi kovax dhe me këtë  nga fillimi i javës së  ardhshme të fillojë vaksinimi i popullatës. Deri më tani janë vaksinaur vetëm një pjesë e punonjësve shëndetësor.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI