Putin: Rusia nuk është e izoluar

24.11.2014 13:05

Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi poshtë zërat se Moska do të izolohet ndërkombëtarisht për shkak të krizës në Ukrainë dhe tha se ekonomia e Rusisë nuk do të jetë e vetmja që do të vuajë pasojat e sanksioneve të Perëndimit, që kanë shkaktuar rënien e çmimit të naftës, por edhe zhvlerësim të rublës ruse......

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit nga ana e saj të gadishullit të Krimesë, ish-territor ukrainas, si dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje, të cilët kundërshtojnë regjimin e Kievit.

Putin, e ka lidhur rënien e çmimit të naftës me rritjen e prodhimeve të naftës argjilore dhe gazit në SHBA, rritjen e prodhimeve nga Libia dhe Arabia Saudite, si dhe prodhimin nga Iraku, përfshi ato që ai i konsideroi si shitje në tregun e zi nga militantët e “Shtetit Islamik”, të cilët kontrollojnë pjesë të tëra të Irakut dhe Sirisë.