Botë

Bllokimi i kanalit të Suezit paralizon dhe dëmton tregtinë botërore

27.03.2021 17:02

Bllokimi I Kanalit të Suezit paralizoi një pjesë të tregtisë botërore...

Cdo dit po humben produkte me vlerë prej 9.6 miliardë dollarë. Zhvendosja rreth Afrikës do të kushtojë kohë dhe para, kështu që pronarët e anijeve janë të gatshëm që t'i paguajnë Egjiptit një taksë.
 
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se pasojat do të jenë më të mëdha për industrinë e cisternave, e jo industrinë e naftës.
 
"Çmimet e naftës janë mbi nivelet e vitit të kaluar, kështu që tregu është i sigurt. Një goditje më e madhe i është dhënë sektorit të cisternave. Ne nuk i harxhojmë furnizimet por rruga alternative nënkupton më shumë kohë dhe më shumë harxhime për cisternat", u shpreh kryetari i departamentit të tregut të naftës (IEA) Torill Bosoni.
 
Përveç dëmëve në ekonomi mbingarkesa është një rrezik për strukturën dhe sigurinë e anijes.
 
"Sa më gjatë të zgjasë, aq më keq do të jetë gjendja e anijes pasi ngadalë po fundoset. Projektimi i anijes lejon që ajo të lakohet, por të mos qëndrojë me javë në të njëjtin pozicion me një ngarkesë të tillë. Situata është shqetësuese", theksoi zëvendëskryetari i aleancës ndërkombëtare të shpëtimit kapetani Nikollas Slloun.
 
Hetimet e para tregojnë se anija EverGrin humbi kontrollin për shkak të erërave të forta dhe stuhive të rërës dhe jo të një dëmtimi të motorit. Ekuipazhi është i sigurt dhe me shëndet të mirë.
 
"Ne kërkojmë falje për bllokimin e trafikut dhe shkaktimin e këtij problemi serioz dhe shqetësimi tek njerëzit, përfshirë të gjithë firmat e interesuara", u shpreh kryetari i "Shoi Kisen" Jukito Higaki.
 
Kanali Botëror u hap në vitin 1869, përmes tij zhvillohet dhjetë përqind e tregtisë detare në botë. Vitin e kaluar, 19,000 anije kaluan përmes këtij kanali dhe është një burim kryesor i të ardhurave për Egjiptin, i cili në vitin 2020 solli mbi 5.60 miliardë dollarë.
 
SEDAT SELIMI