Maqedoni
Covid 19: 35 viktima dhe 1.320 raste të reja
27.03.2021 19:12
Para pak çastesh u publikuan shifrat covid 19 në vendin tonë...

Autoritetet shëndetësore në vend gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.738 teste të kryera kanë regjistruar 1.320 raste të reja me Covid-19.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se betejën me Covid-19 brenda 24 orëve e kanë humbur 35 pacientë prej tyre 16 janë nga Shkupi, 4 nga Manastiri, 3 nga Strumica, nga 2 nga Koçani dhe Prilepi dhe nga 1 në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kavadar, Veles, Gjevgjeli, Kriva Pallankë dhe Demir Kapi.
Gjithashtu janë shëruar 514 pacientë Që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar gjithsej 126.230 pacientë, ku prej tyre 104.345 janë shëruar dhe 3.642 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.243.
