Maqedoni

Kovid-19, 33 të vdekur e 708 të infektuar

28.03.2021 17:36

Edhe 24 orët e kaluara kanë sjellë numër të lartë të personave që humbën jetën nga Kovid-19...

Autoritetet shëndetësore njoftojnë për 33 të vdekur, 8 prej të cilëve në Shkup, nga katër të vdekur në Prilep dhe Kumanovë, 3 në Kavadar, nga dy në Gostivar dhe Manastir si dhe nga një në Tetovë dhe Ohër.
 
Ndërsa nga 2 mijë e 763 të testuar 708 persona kanë rezultuar të prekur me Kovid-19, ndërsa betejën me virusin në 24 orët e fundit e kanë fituar vetëm 11 pacientë. 
 
Që nga fillimi I pandemisë janë regjistruar 126 mijë e 938 persona të prekur nga virusi korona, prej të cilëve 104 mijë e 356 janë shëruar, 3 mijë e 675 kanë vdekur, ndërsa aktualisht janë edhe 18 mijë e 907 raste aktive.
 
Në trajtim spitalorë në të gjithë kovid qendrat në vend janë njëmijë e 545 pacientë, prej të cilëve 657 në kovid qendrat në Shkup, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 pacient të ri.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar janë mbushur edhe kapacitetet spitalorë.
 
Në kovid qendrat në mbarë vendin ka 238 krevate të lira, prej të cilëve 56 në kryeqendër. 
 
GYLTENE SINANI