“Dancing with the stars”, ekskluzivisht në TVM2

24.11.2014 13:50

Prej sonte në orën 21:00, çdo të hënë do të shoqëroheni me emra të njohur të estradës dhe jetës publike shqiptare në një format televiziv, që do të nxjerrë në pah një anë të tyre që kurrë nuk e keni ditur se ekziston......

“Yjet tanë” do të kërcejnë në “Dancing with the stars”. Në edicionin e tij të pestë, spektakli i suksesshëm dhe mjaft i dashur për publikun, “Dancing with the Stars”, pritet të sjellë po aq surpriza dhe emocione siç vetëm ky format di të bëjë.

Pjesëmarrësit e këtij edicioni janë personazhe të muzikës, aktrimit, sportit dhe show­bizit, të cilët edhe pse nuk kanë pasur asnjëherë një lidhje të ngushtë me kërcimin, bëhen bashkë në “Dancing with the Stars” për të sfiduar njëri-tjetrin si profesionistë të vërtetë bashkë me balerinët.

Përveç emrave të rinj të personazheve VIP, ky edicion i pestë i “Dancing with the Stars” rikthen në skenë prezantuesen, Amarda Toska, e cila do të shoqërohet nga gazetari, Drini Zeqo, që për herë të parë drejton një format të tillë.

Jurisë tradicionale, të përbërë nga Ilir Shaqiri, Ema Andrea dhe Alfred Kacinari i shtohet këtë vit edhe gazetari, Milahim Zeka.

“Dancing with the Stars 5” do të transmetohet drejtpërdrejt  në TVM 2, në orën 21:00. (Amir Duraku, TVM2)