Botë
Covid-19 i merr jetën deputetit Bashkim Fino
29.03.2021 09:58
Bashkim Fino, deputet i partisë Socialiste dhe kryeministër gjatë trazurave të vitit 1997...

Bashkim Fino, deputet i partisë Socialiste dhe kryeministër gjatë trazurave të vitit 1997, është ndarë nga jeta për shkak të Covid-19.
58-vjeçari nuk arriti të fitonte betejën me coronavirusin, me të cilin luftonte prej ditësh në spital. Lajmi për shuarjen e tij u konfirmua nga kolegë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë homazheve në pallatin e Kongreseve, zyrtarë të lartë të politikës, shprehën keqardhjen për largimin e parakohshëm nga jeta të Bashkim Finos.
Bashkim Fino hyri në jetën aktive politike më 11 mars të vitit 1997, kur u përzgjodh si emër konsensual për të drejtuar qeverinë e pajtimit kombëtar, pas trazirave që kishin gjunjëzuar shtetin. Karrierën, ai e vijoi edhe në disa poste ministrore duke sherbyer edhe si deputet ne disa legjislatura.
LULJETA NDOKA
