Maqedoni

Takohen Zaevi dhe Mickoski, kërkohet zgjidhje për ngërçin në Kuvend

29.03.2021 10:11

Në Klubin e Deputetëve, me fillim prej ora 13:00, mbahet sot takimi mes dy liderëve...

Në Klubin e Deputetëve, me fillim prej ora 13:00, mbahet sot takimi mes dy liderëve LSDM-s dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.
 
Takimi duhet të japë zgjidhje për dallimet mes pushtetit dhe opozitës për proceset e rëndësishme në vend, për të cilat opozita ka kritika e të cilat kasnë shkaktuar ngërç në shtëpinë ligjdhënëse.
Opozita po bllokon punën e Kuvendit, me propozimin e mijra amendamenteve për çdo ligj që propozohet.
 
“Të flasim për të gjitha ato probleme që janë jetike. Nga kriza me pandeminë deri te puna e Kuvendit. Për gjithçka që është hapur në këtë moment”, tha mes tjerash Mickoski, në thirrjen e tij për takim me Zaevin.
 
Një nga proceset që opozita kundështon fuqishëm, është ai i regjistrimit, i cili tashmë ka filluar me diasporën, kurse nga 1 prilli pritet të fillojë edhe për popullatën rezidente. Opozita kërkon prolongimin e tij deri në vjeshtë. Shumica është e vendosur duke thënë se regjistrimi nuk do të ndërpritet.
 
Takimi nuk është parë mirë nga opozita shqiptare. Lideri I Alternativës, Afrim Gashi, u shpreh I shqetësuar që për  çështje me interes shtetëror, mbahen takime njëetnike. Zaev për të mërkurën caktoi takim shtesë edhe me krerët e koalicioin Ash-AAAA, Zijadin Sela Sela edhe Afrim Gashi. Temë e diskutimit të takimit të së mërkurës, do të jetë gjetja e një kompromisi për propozim-Ligjin e Shtetësisë, për të cilin opozita shqiptare insiston maadje duke bllokuar Kuvendin me amendamente të shumta