Maqedoni

ESHS: 171.620 të regjistruar në diasporë, mbi 11 mijë brenda një dite

29.03.2021 10:22

Procesi i regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit vazhdoi me tempo të lartë edhe gatë fundjavës që lamë pas....

Procesi i regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit vazhdoi me tempo të lartë edhe gatë fundjavës që lamë pas.

Nga ESHS njoftojnë se në 24 orët e fundit janë vetë-regjistruar 11.101 persona.

“Evidenca nga vetë-regjistrimi tregon shifrën prej 171.620 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetë-regjistruar në aplikacionin elektronik që nga fillimi i këtij procesi, më 1 mars, deri më sot. Vetëm në ditën e fundit janë regjistruar 11.101 persona. Interesant janë numrat edhe nga Xhibuti, ku ka 3 shtetas të Maqedonisë, në Tuvalu 4, Svalbard dhe Jan Majen 4 dhe të tjerë”, thonë nga ESHS.

Nga ESSH bëjnë thirrje që fushata për regjistrimit të vazhdojë sepse çdo I regjistruar ka verë të madhe për politikat që do të ndërrmarë shteti në të ardhmen.