Kulturë

Takimi komemorativ për aktorin Luran Ahmeti

29.03.2021 10:34

Teatri Shqiptar, sot do të realizojë takim komemorativ për aktorin Luran Ahmeti.

Teatri Shqiptar, sot do të realizojë takim komemorativ për aktorin Luran Ahmeti. 
 
Luran Ahmeti ndërroi jetë më 25 mars, në moshën 46 vjeçare, nga Covid-19. Për disa ditë ishte i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta mposhte virusin.
 
Humbja e tij ishte një humbje e madhe jo vetëm për famijen, por edhe për artin shqiptar.
 
Takimi do të mbahet në orën 14:00, në objektin e Teatrit Shqiptar në Shkup.