Botë

Shpërthim masiv në rafinerinë e naftës në Indonezi

29.03.2021 11:20

Një shpërthim masiv ka ndodhur mbrëmë në rafinerinë e naftës Balongan....

Një shpërthim masiv ka ndodhur mbrëmë në rafinerinë e naftës Balongan, në rajonin Indramayu në Indonezi.
 
Sipas mediave lokale që citojnë dëshmitarë, shpërthimi është dëgjuar në një rreze të paktën 10 kilometra nga epiqendra.
 
“Shtëpitë po dridheshin, ndërsa u thyen edhe xhamat”, tha një nga dëshmitarët. Video të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale, të cilat tregojnë zjarrin e madh që ka përfshirë zonën pas shpërthimit të fuqishëm.
 
Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.