Botë

Raporti rreth origjinës së Covid 19, OBSH: Eskpertëve nuk iu lejuan hetime të pavarura

29.03.2021 12:10

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kinës për prejardhjen e Covid 19...

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kinës për prejardhjen e Covid 19, tregon se skenari më i besueshëm për shpërthimin e visurit, është transmetimi i tij nga lakuriqët e natës tek njeriu, përmes kafshëve të tjera. Asociated Pres, botoi raportin e pranuar nga një diplomat anonim.  OBSH disa herë deri tani e shtyhu publikimin e konkluzioneve përfundimtare. Kina akuzoi SHBA-të se po bëjnë presion ndaj ekipit të ekspertëve. Kritikët megjithatë dyshojnë në vërtetësinë e raportit për shkak të qasjes së kufizuar në të dhënat dhe vende të caktuara në Vuhan.

"Në fillim u dakorduam që Kina të mund të vërë veto ndaj pjesmarrësve në këtë mission. OBSH u dakordua që në shumicën e rasteve, hetimet parësore do të drejtoheshin nga Kina  e cila më pas do të duhej të ndante të dhënat me ekspertët ndërkombëtarë. Këta të fundit nuk u lejuan të kryenin hetime të pavarura.", tha Jamie Metz nga OBSH 
 
Covid 19, kapacitetet spitalore në Francë, para kolapsit
 
Teksa ende priten rezultatet, Bashkimi Europian është fokusuar tek vaksinat që do të sigurojnë imunitetin kolektiv deri në mes të korrikut.  Por edhe përkundër imunizimit të filluar, numrat e të infektuarve edhe më tej shënojnë rritje.  Franca ngriti alarmin se kapacitetet spitalore janë para kolapsit. Ata janë të shqetësuar se mund të përsëritet skenari I Italisë në fillim të pandemisë, kur mjekët do të jenë të detyruar të zgjedhin pacientët që duhen shpëtuar. 
 
"Në repartet intensive numri I pacientëve të shtruar të moshës nën 50 vjeç, është rritur për 50%. do ta kemi shumë të vështirë të zgjedhim mes kategorisë së të sëmurëve që janë të rinj sipas definicionit.", tha Benjamin Davido, infektolog.
 
"Nëse nuk merren masa shtesë, më 22 prill presim një rriotje prej 30% të shifrave në  krahasim me valën e parë.", tha Jacques Duranteau, mjek në qëndrën e krizës.
 
Kompania kineze Sirofarm, do të analizojë nëse do të ketë nevojë edhe për një dozë ët tretë të vaksinave kineze. Ekspertët frikësohen se mutacionet e reja, mund të dobësojnë mbrojtjen që japin dy dozat e para. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU