Maqedoni

1.537 pacientë në repartet infektive, 869 pacientë të rinj vetëm në 24 orët e fundit

29.03.2021 12:31

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në të gjithë vendin...

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në të gjithë vendin, janë hospitalizuar 869 pacientë, për shkak të komplikimeve nga virusi Corona.
 
Vetëm në Shkup, janë hospitalizuar 48 pacientë, mes tyre 4 janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me coronavirus, të cilët janë të hospitalizuar është 1.537. Nga MSH thonë se ka edhe rreth 300 shtretër të lirë në qendrat kovid, prej të cilëve, 70 në Shkup. Pritet që me lëshimin në shtëpi të pacientëve të shëruar, numri i shtretërve të lira të rritet. Të gjitha repartet infektive kanë oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për terapi oksigjeni, thonë nga MInistria e shëndetësisë.