Botë
Covax dërgoi sasinë e parë 24 000 vaksina në Kosovë, imunizimi nis me mjekët
29.03.2021 12:52
Pritjeve të Kosovës për sigurimin e vaksinave kundër virusit koronau erdhi fundi....

Pritjeve të Kosovës për sigurimin e vaksinave kundër virusit koronau erdhi fundi.
Kontingjenti i parë me 24 mijë doza të Astra zenecas donacion nga Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka arritur në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë mbrëmjen e së dielës. Faza e parë përshin vaksinimin e 54 mijë personave apo 3 përqind e popullatës, në të cilën hyjnë stafi mjekësor, banorët dhe punëtorët shëndetësor në shtëpitë e të moshuarve, personat mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike. Kontingjenti tjetër nga Bashkimi Evropianpritet që të arrijë javën tjetër, përmes 650 mijë dozave Pfizer për Ballkanin Perëndimor.
"Është ky një kontingjent i vogël por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetëve të njerëzve, sidomos të personelit tonë shëndetësor dhe të grupeve të popullsisë në rrezik. Prandaj më lejoni të falënderoj aleancën GAVI COVAX dhe të gjithë ata që po dhurojnë në këtë aleancë për të siguruar një proces sa më të drejtë e të barabartë të vaksinimit kundër Covid-19 në mbarë botën.", tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
“Ka kaluar më shumë se një vit nga rastet e para në Republikën e Kosovës, dhe sot jemi në një gjendje të rëndë me numër të madh të të infektuarve, me spitale në limite të kapaciteteve të tyre dhe fatkeqësisht me numër të lartë të vdekjeve ditore. Ashtu siç e tha edhe kryeministri, kohë për të humbur nuk kemi, prandaj dhe do të fillojmë menjëherë me dozat e para, duke filluar aty ku është beteja më e madhe e më e vështirë, pra në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.”, tha Arben Vitia. ministër i shëndetësisë i Kosovës.
